Rregullat e nunit sakin (të pavokalizuar) dhe tenvinit

Rregullat e nunit sakin (të pavokalizuar) dhe tenvinit

Nuni sakin është bashkëtingullorja –N نْ - -pa zanore, pra është me sukun.

Kurse tenvini është zanorja (vokali)  fet-ha, kesre dhe dame e dyfishuar  ـًــٌــٍــ dhe lexohet : “en”, “in”, “un” . p.sh.

 كتابًا, كتابٌ, كتابٍ

Nëse bashkëtingullorja nun me sukun dhe tenvini  takohen me ndonjëren nga shkronjat arabe, atëherë kemi katër rregulla të texhvidit:

1.      Idh-harin  الاظهار

2.      Idgamin     الادغام 

3.      Iklabin        الاقلاب

4.      Ihfan         الاخفاء

1.      Idh-hari الاظهار      

Idh-har sipas kuptimit gjuhësor do të thotë “qartësi” , “haptasi”, kurse në shkencën e texhvidit do të thotë: “Shqiptimi i bashktingullores “nun” dhe tenvinit qartazi dhe haptazi duke mos u shkrirë apo bashkangjitur në bashktingulloren vijuese.

Shkronjat e idh-harit janë gjashtë dhe ato janë:

أ, ه, ع, ح, غ, خ 

Nëse pas nunit  me sukun dhe tenvinit vjen ndonjëra nga këto shkronja atëherë  nuni me sukun dhe tenvini duhet shqiptuar plotësishtë. P.sh.

1.      أ-  عَذابٌ أليمٌ         

2.      ه-   يَنْهَوْن      

3.      ع-  أنْعَمْتَ      

4.      ح-  يَنْحِتُونَ     

5.      غ-  مِنْ غِلٍ     

6.      خ-  المُنْخَنِقَةُ    

Përgatiti: Shaban Murati

Search site

© 2009 Www.Mexhlisi-El-Buhari.Tk