MËSO NAMAZIN

NAMAZI

Namazi(Argumentet që obligojnë faljen e namazit, kushtet dhe forma e namazit)
 

Namazi shërben si urë lidhëse në mes njeriut dhe Allahut. Muslimani apo muslimanja duhet ta falë atë sipas mënyrës që na ka mësuar Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), i cili ka thënë: Faluni siç falem edhe unë. (Hadithin e transmeton Buhariu)


Kush e falë namazin me përulje dhe nënshtrim është prej të shpëtuarve: Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. (Kuran: Muminun 1 – 2)


Ata që falen rregullisht, namazi do të jetë dritë dhe udhëzues Ditën e Kiametit.
Namazi e zhvillon te besimtari dhe besimtarja ndjenjën e frikës, e cila e shtynë atë të largohet nga çdo vepër që nuk e pëlqen Allahu i Madhëruar: Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe. ... (Kuran: Ankebut 45)

Namazi siç ka thënë Allahu përmes Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në një hadith kudsij, është gjëja e parë për të cilën do të pyetët njeriu ditën e gjykimit. Siç thotë: Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i Allahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), Allahu do t’u thotë (melekëve): Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t’ia kisha plotësuar farzin. Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë. (Hadithin e transmetojnë Tirmidhi, ebu Davud, Nesai, ibën Maxhe dhe Ahmedi)


Namazi e pastron besimtarin apo besimtaren nga mëkatet, ashtu siç i pastron uji, rrobat nga papastërtia. Në lidhje me këtë transmetohet nga Ebu Hurerja se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi atëherë tha: Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. Allahu me faljen e namazeve i fshinë mëkatet. (Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Ibnu Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi tek Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që ta lajmërojë, i penduar për atë mëkat. Atëherë Allahu e shpalli ajetin: Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija.” Njeriu atëherë i tha Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) iu përgjigj: Për mbarë umetin tim! (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)


Nga Uthman bin Affani (Allahu qoftë i kënaqur me të) thuhet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: Cili njeri prej muslimanëve kur hyn koha e rregullt e namazit, merr abdest e falë namazin me përpikëri të plotë duke i kryer të gjitha ruknet e tij, ky do të jetë keffaret (larje gabimi) për mëkatet e mëparshme, derisa të mos bëjë mëkate të mëdha. Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme. (Hadithin e transmeton Muslimi)


Namazi konsiderohet obligimi më madhështor me të cilin i ka obliguar Allahu i Madhëruar robërit e Tij. Thotë Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit) është lënia e namazit. (Hadithin e transmeton Muslimi)


Namazi me të cilin jemi të obliguar që ta kryejmë ka përgatitje të caktuar, thënie të caktuara dhe lëvizje të caktuara. Thotë Allahu i Madhëruar: Vërtetë namazi është obligim për besimtarët në kohën e caktuar. (Kuran: Nisa 103)


D.m.th. obligim me të cilin i ka obliguar Allahu i Madhëruar robërit e tij që ta kryejnë në kohë të caktuar. Nuk lejohet për muslimanin apo muslimanen që nga pakujdesia t’i kalon koha e namazit e të del nga koha e tij e caktuar.


Muslimani dhe muslimanja nuk e kanë vetëm për vete obligim faljen e namazit, por e kanë e kanë obligim që t’ua mësojnë edhe fëmijëve të tyre faljen e namazit. Këtë e themi duke u bazuar në thënien e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë: Mësojuani fëmijëve tuaj namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa kur t’i mbushin dhjetë vjet detyroni që ta kryejnë këtë... (Këtë hadith e transmetojnë imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Hakimi)Kushtet e vërtetësisë së namazit


1) Abdesti. Ai i cili dëshiron të falet e nuk ka abdest obligohet që të merr. Këtë e themi duke u bazuar në hadithin e Mehamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Nuk ka namaz ai i cili nuk ka abdest, dhe nuk ka abdest, ai i cili nuk përmend emrin e Allahut në fillim.


2) Pastërtia e trupit dhe e teshave. Falësi apo falësja i namazit obligohet që të kujdeset për pastërtinë e trupit të tij, kështu që mos të mbetet tek ai apo ajo ndonjë papastërti. Po ashtu e njejta vlen edhe për teshat dhe vendin ku dëshiron ta kryejë namazin.


3) Kthimi kah kibleja. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: ... e Ne gjithsesi do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (qabes) dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni nga ajo anë. (Kuran: Bekare 144). E ana e kibles është e njohur (Qabeja në Mekke).


4) Hyrja e kohës. Nuk vlen që të falet namazi para se të hyjë koha përkatëse e tij, ashtu sikur që nuk vlen namazi i falur jashtë kohës së tij (përveç me ndonjë arsye). Allahu i Lartësuar thotë: Të mjerët ata të cilët falen. Ata të cilët janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre. (Kuran: Maun 4 – 5). Do të thotë e lënë pas dore, e falin shpejt apo e vonojnë nga koha e tij duke mos pasur ndonjë arsye të sheriatit.


5) Mbulimi i avretit (pjesëve të turpshme). Nuk lejohet për falësin apo falësen e namazit që të falet lakuriq, apo t’i duket avreti. (Avreti është pjesa e cila duhet mbuluar qoftë nëse je në namaz apo para njerëzve, përveç para gruas apo atyre që i ke nën posedim robëreshave. Avret për meshkujt është pjesa prej kërthizës e deri në gjunjë, ndërsa për femrat i tërë trupi, përveç duarve dhe fytyrës).


Nëse cilido kusht prej këtyre kushteve të lartë përmendura nuk plotësohet apo lihet me qëllim namazi i njeriut është i pavlefshëm. Ndërsa nëse e len ndonjë nga këto kushte nga harresa, gabimisht apo nga padituria, atëherë atij i falet kjo mirëpo obligohet që nëse e ka nga padituria që ta mësojë e mos ta përsërisë më.


Forma e namazit
Kur të plotësohen kushtet e lartshënuara, atëherë vepron siç vijon:
1) Vendos (bën nijjet) nga zemra e tij duke mos e shqiptuar me gojë, e këtë me përcaktimin e rekateve, përcakton llojin e namazit, qoftë farz apo sunnet.

Tekbiri fillestar

 

 

 

 

 

2) Pastaj i ngritë duart deri te supet dhe thotë: All-llahu ekber (Allahu është më i madhi)

 

 

 

 

 

 

 3) Pastaj vendon dorën e djathtë mbi dorën e majtë në gjoks dhe fillon namazin e tij me dua (lutje), duke e falënderuar dhe lavdëruar Zotin, si për shembull: Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke. (Qofsh i lavdëruar dhe i falënderuar o Allah. Emri yt qoftë i bekuar, u lartësoftë Madhëria (Shkëlqesia) Jote. Nuk ka të adhuruar përveç Teje).
4) Pastaj kërkon mbrojtje tek All-llahu nga shejtani i mallkuar (Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim. Me ndihmën e Allahut mbrohem prej dëmit të djallit (shejtanit) të mallkuar).
5) Pastaj e këndon suren El-Fatiha: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim: Elhamdulil-lahi rabbil-alemin, Err-rrahmanirr-rrahim, Maliki jevmid-din, Ijjake na’budu ve ijjake nestein, Ihdinas-sirata-l-mustekim, Siratal-ledhine en amte alejhim, Gajril-magdubi alejhim ve led-dal-lin, Amin. (Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve! Bamirësit të përgjithshëm! Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten.)
6) duke ia bashkangjitur edhe disa ajete tjera, apo ndonjë sure (kaptinë) të shkurtër p. sh.: Bismil-lahirr Rrahmanirr Rrahim: Inna Eatajna Kelkevther Fesal-li, Li Rabbike Venhar, Inneshanieke Huvel Ebter.

 

 

 

 

 

7) Kur ta përfundon këtë i ngritë duart prapë deri tek supet, merr tekbir (duke thënë All-llahu ekber) dhe shkon në ruku

 

 

 

 

 

 

 

 

8)duke i vendosur duart në gjunjët e tij dhe tri herë thotë: Subhane rabbijel-adhim.(Qoftë i pastër Zoti prej të gjitha të metave Zoti i Madhëruar dhe i Lavdëruar). 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9) Pastaj i ngritë duart gjer tek supet dhe ngritët nga rukuja duke u drejtuar plotësisht dhe thotë: Semiall-llahu limen hamideh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10) I lëshon duart poshtë dhe thotë: Rabbena lekel-hamd. (Vërtetë Allahu dëgjon atë i cili e falënderon. Zoti jonë vetëm Ty të takon falënderimi).

 

 

 

 

 

 

 

11) Pastaj duke thënë: All-llahu ekber lëshohet në sexhde duke vendosur në tokë së pari duart e pastaj gjunjët. E kur të lëshohet në tokë vendos në të ballin, hundën, gjunjët dhe duart, e gjithashtu edhe gishtërinjtë e këmbës dhe thotë tri herë: Subhane rabbijel-a’la (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i lartësuar). 

 

 

 

 

12) Pastaj ngrit kokën nga sexhdeja e parë duke shqiptuar tekbirin All-llahu ekber, vendos duart mbi kofshët afër gjunjëve dhe thotë: Rabbigfirli rabbigfirli (O zot! Falmë, falmë)
 

 

 

 

          

13) Pastaj duke thënë: All-llahu ekber lëshohet prapë në sexhde. Duhet thënë prapë tri herë: Subhane rabbijel-a’la (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i lartësuar).

 

   

 

 

 

 

 

14) Pastaj duke thënë: All-llahu ekber ngrihesh nga sexhdeja. 

 

 

 

 

 

   

15)Pastaj vendon dorën e djathtë mbi dorën e majtë në gjoks

16) Pastaj thotë: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

17) Pastaj e këndon suren El-Fatiha: Elhamdulil-lahi rabbil-alemin, Err-rrahmanirr-rrahim, Maliki jevmid-din, Ijjake na’budu ve ijjake nestein, Ihdinas-sirata-l-mustekim, Siratal-ledhine en amte alejhim, Gajril-magdubi alejhim ve led-dal-lin, Amin. (Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve! Bamirësit të përgjithshëm! Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten.)

18) duke ia bashkangjitur edhe disa ajete tjera, apo ndonjë sure (kaptinë) të shkurtër p. sh.: Bismil-lahirr Rrahmanirr Rrahim: Kulhuvallahu Ehad Allahus Samed, Lem Jelid Ve lem Juuled, Velem jekullehu Kufuven Ehad. (Thuaj: Allahu është Një, është Ai që çdo krijesë i drejtohet për ndihmë, as nuk ka lindur kë dhe as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë me Të). 

   

 

 

 

 

19) Kur ta përfundon këtë i ngritë duart prapë deri te supet, merr tekbir (duke thënë All-llahu ekber) dhe shkon në ruku 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

20) duke i vendosur duart në gjunjët e tij dhe tri herë thotë: Subhane rabbijel-adhim.(Qoftë i pastër Zoti prej të gjitha të metave Zoti i Madhëruar dhe i Lavdëruar). 

 

 

 

  

 

 

 

21) Pastaj i ngritë duart dhe ngritët nga rukuja duke u drejtuar plotësisht dhe thotë: Semiall-llahu limen hamideh. 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

22) I lëshon duart poshtë dhe thotë: Rabbena lekel-hamd. (Vërtetë Allahu dëgjon atë i cili e falënderon. Zoti jonë vetëm Ty të takon falënderimi).

 

 

 

 

 

 

 

23) Pastaj duke thënë: All-llahu ekber lëshohet prapë në sexhde. Duhet thënë prapë tri herë: Subhane rabbijel-a’la (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i lartësuar).

 

 

   

 

 

24) Pastaj ngrit kokën nga sexhdeja e tretë duke shqiptuar tekbirin All-llahu ekber, vendos duart mbi kofshët afër gjunjëve dhe thotë: Rabbigfirli rabbigfirli (O zot! Falmë, falmë)

 

 

 

 

   

 

 

25) Pastaj duke thënë: All-llahu ekber lëshohet prapë në sexhde. Duhet thënë prapë tri herë: Subhane rabbijel-a’la (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i lartësuar). 

 

 

 26) Pastaj ngrit kokën nga sexhdeja e katërt duke shqiptuar tekbirin All-llahu ekber. Ulet duke e shtrirë dorën e tij të djathtë mbi gjunin e tij, duke i mbledhur gishtërinjtë e dorës së djathtë, përveç gishtit të tij tregues të cilin e ngritë duke e lëvizur dhe thotë: Et-tehijjatu Lil-lahi ve-s-salavatu ve Tajibatu. Es-Selamu alen-Nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Es-Selamu alejna ve ala ibadil-lahi es-Salihin. Esh-hedu en la ilahe il-la-ll-llahu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. (Përshëndetjet, duatë dhe fjalët e mira qofshin për Allahun. Paqja, shpëtimi, mëshira dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin (Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem). Paqja qoftë edhe mbi ne dhe robërit e mirë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.) Pastaj thuhet: All-llahume sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed, kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. (O Zot! Mëshiroje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç e ke mëshiruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë ti je i Lavdëruar dhe i Lartësuar. O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë ti je i Falënderuar dhe i Lartësar. (Ky quhet Teshehudi dhe salavatet)
Pastaj e lutë Allahun për atë që do nga të mirat e dunjasë dhe të Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kërkimin e mbrojtjes nga All-llahu prej katër gjërave, nga të cilat ka kërkuar mbrojtje i dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve selem:
All-llahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem ve min adhabi-l-kabri, ve min fitneti-l-mahja ve-l-memat, ve min sherri fitneti-l-Mesihi Dexh-xhal. (O Zot unë kërkoj mbrojtje te Ti nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga sprovat e Dexh-xhallit.) 

   

 

 

27) Pastaj e kthen kokën e tij në anën e djathtë (jep selam) duke thënë: Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llah (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ju) 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

28) Pastaj e kthen kokën e tij në anën e majtë (jep selam) duke thënë: Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llah (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ju)

 

 

 

 

Për t’u kujdesur për namazin, obligohesh që ta dish numrin e rekateve të namazeve obligative (farz) dhe të atyre që janë vullnetare (sunnet).

 

Namazi   Koha e faljes  Numri i rekateve
 I sabahut (i mëngjesit)  Falet në agim para lindjes të diellit  2 Sunnet + 2 farz
 I drekës  Falet në mesditë kur dielli kalon zenitin  4 Sunnet + 4 farz + 2 sunnet
 I ikindisë (i pasditës)  Falet kur dielli është ndërmjet zenitit dhe perëndimit  4 Sunnet + 4 farz
 I akshamit (i mbrëmjes)  Falet kur perëndon dielli  3 Farz + 2 sunnet
 I jacisë (i natës)  Falet kur qielli errësohet plotësisht, deri në mesnatë  4 Farz + 2 sunnet + 3 vitër

 Vërejtje: Gjatë faljes së namazit duhet ti thoni vetëm fjalët që janë më të theksuara me ngjyrë të zezë, ndërsa përkthimi nuk duhet të thuhet, mirëpo ai le t’ju shërben juve si sqarim se çfarë jeni duke ju lutur Allahut në atë moment. Kërkojmë ndjesë nga ju për mospërputhjen e fotos dhe sqarimit me fjalë ku thuhet se duart duhet të ngrihen deri te supet, ndërsa në foto janë të vizatuara deri tek veshët. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së fotografisë përkatëse (ngritja e duarve deri tek supet dhe paralel me to).

Kjo temë u shkrua duke u bazuar në librat e më poshtëm:
1) Dyzet hadithet (Pjesa e parë) e autorit imam Neveviut
2) Riad Us Salihin e autorit imam Neveviut
3) Islami i lehtësuar i autorit Ali Hasen Abdul Hamid 

Search site

© 2009 Www.Mexhlisi-El-Buhari.Tk