Gjendja e shkronjës ر dhe dispozitat e saj

Gjendja e shkronjës ر dhe dispozitat e saj

 

Shkronja ر ose është me vokale, ose është me sukun. Nëse kjo shkronjë është e vokalizuar, ose është me vokalen damme-ُ , ose me fet’ha-َ , ose me kesre-ِ.

 Gjendja e kësaj shkronje në këto raste:

E para: Leximi i rëndë i saj

-Nëse shkronja ر  është me fet’ha, atëherë lexohet rëndë. P.sh. رَؤُوفٌ رَحِيمٌ

-Nëse është me damme, atëherë lexohet rëndë. P.sh.تَشْكُرُ ,يَتَذَكَّرُ

-Nëse shkronja ر është me sukun në esencë, atëherë shikohet te shkronja që është para saj. Nëse shkronja para saj është me fet’ha apo damme, atëherë shkronja ر, e cila është me sukun, lexohet e rëndë. P.sh. kur shkronja ر është me sukun, ndërsa para saj është shkronja me fet’ha مَرْيَمَ , nëse shkronja ر është me sukun, ndërsa para saj është shkronja me damme. P.sh..  الْفُرْقَان, po ashtu nëse vjen pas kesres së rastit, kesre e cila nuk është esenciale, atëherë shkronja ر lexohet rëndë. P.sh . إِنِ ارْتَبْتُمْ ,لِمَنِ ارْتَضَي

-Nëse shkronja ر është me sukun dhe vjen pas shkronjës me kesre, por pas  shkronjës ر vjen shkronja e rëndë me fet’ha. Psh. إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ[1],قِرْطَاسٍ. Ndërsa nëse shkronja ر është me sukun dhe vjen pas shkronjës me kesre, por pas ر me sukun vjen shkronja e rëndë me kesre, në këtë rast kemi dy forma të leximit të ر. Mund të lexohet rëndë, por mund të lexohet edhe lehtë. Leximi i lehtë ka më shumë përparësi. P.sh .كُلُّ فِرْقٍ

 

E dyta: Leximi i lehtë i saj

-Nëse është me vokalen kesre, e cila është në esencën e fjalës apo është me kesre të rastit. P.sh. me kesren e cila është në esencën e fjalës. رِزْقا , قَرِيباً.Shembull me kesren e rastit. وَبَشِّرِ الَّذِين آمَنُوا[2]ْ.

-Nëse shkronja ر është me sukun pas shkronjës me kesre. Mirëpo shkronja  pas saj nuk vjen e rëndë, atëherë shkronja ر lexohet e lehtë. P.sh. فِرْعَوْنَ, مِرْيَةٍ

-Nëse në rast të ndaljes shkronja ر merr sukunin, por para saj është shkronja me kesre, atëherë lexohet e lehtë. P.sh., në rast ndaljeje:  الذِّكْرِ, السِّحْرَ , قَدِيرٌ. Nëse ndalesh në këto fjalë dhe të ngjashme me to, edhe pse ka mundësi shkronja ر të jetë me damme apo fet’ha, ajo prapë lexohet e lehtë.

Vërejtje:

Fjalët vijuese kanë mundësi të lexohen në dy forma sa i përket shkronjës ر. Në këto fjalë shkronja ر ka mundësi të lexohet rëndë dhe ka mundësi të lexohet lehtë, në rast të ndaljes në këto fjalë, edhe pse  leximi i rëndë ka përparësi nga leximi i lehtë, në këto fjalë: مِصْرَ, ndërsa në fjalët الْقِطْرِ,يَسْرِ  ,أَسْرِ ,dhe gjashtë raste në suren Kamer në fjalën نُذُرِ.

 


 
--------------------------------------------------------------------------------
 
[1] Suretul Fexhr, ajeti 14

[2] Suretul Bekare, ajeti 25

Search site

© 2009 Www.Mexhlisi-El-Buhari.Tk